“ÇDO DITË TË JETËS SIME…”/ Dedikimi prekës i Ana Likës për nënën e ndjerë – AlpeGossip
“ÇDO DITË TË JETËS SIME…”/ Dedikimi prekës i Ana Likës për nënën e ndjerë

“ÇDO DITË TË JETËS SIME…”/ Dedikimi prekës i Ana Likës për nënën e ndjerë

Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit ka humbur jetën disa muaj më parë. Ilda Gjoni është motra e madhe e dy këngtareve si dhe nëna e aktores Anais Lika.

Më 25 maj, nëna e ndjerë e aktores do të festonte ditën e saj të lindjes dhe duke mos patur mundësi t’ja uronte diën e vëcantë nënës së saj fizikisht, Ana ka bërë një dedikim mjaft prekës, duke treguar mes dhimbjes se sa shumë i mungon.

Aktorja ka publikuar një galeri fotosh në Isntastory, ku shihet së bashku me nënën e saj dhe bashkangjitur shkruan:

“Çdo ditë të jetës sime jetoj me ty dhe me mungesën tënde. Çdo datë 25 maj unë të kam uruar ditëlindjen dhe sot do doja shumë të ta uroja si çdo vit por ti nuk je më këtu me mua. Ama vetëm fizikisht, prandaj unë prapë dua ta festojë këtë ditë për ty. Më mungon zëri yt, më mungon buzëqeshja jote! Më mungon humori yt! Më mungojnë kritikat e tua, më mungojnë këshillat e tua! Më mungon ti e bukura ime! Mami të dua shumë!”