“Çfarë do bëje sikur ai të të tradhtonte”? Si HABITËN vajzat e showbizit me përgjigjjet e tyre – AlpeGossip
“Çfarë do bëje sikur ai të të tradhtonte”? Si HABITËN vajzat e showbizit me përgjigjjet e tyre

“Çfarë do bëje sikur ai të të tradhtonte”? Si HABITËN vajzat e showbizit me përgjigjjet e tyre

Ç`do bënin gratë nëse burri do i tradhtonte? Pyetja shtrohet njësoj për të gjithë, po përgjigjet nuk janë edhe aq të njëjta. Tre gra të profesioneve të ndryshme që janë pyetur kohët e fundit, i kanë dhënë përgjigjet pa u menduar fare. E para është gazetarja Erjona Rusi. E ftuar në një panel në Top Show, i habiti të gjithë me përgjigjen e saj. “Nuk lihet burri se të tradhton. Nëse ajo tjetra arrin ta çojë në krevat, hallall ia bëftë Zoti”, tha ajo.

Po sigurisht që ka edhe ndryshe. Ka edhe gra që as nuk e konceptojnë dot ta falin tradhtinë. Nora Istre
u pyet pak ditë më parë për arsyen që mund ta çonte drejt ndarjes me Robertin dhe tha shkurt: “Tradhtia”. Pra nëse Roberti gabon, Nora kërkon menjëherë divorcin.

Kurse Jonida Shehu e ftuar në “Mos i fol shoferit” kur u përgjigj se ç`do bënte nëse
tradhtohej, rrëfeu se si do të ndihej emocionalisht. “Do kaloja në depresion”, tha ajo.
Argumentin e saj e vazhdoi duke sqaruar se besimi i lartë te partneri do bënte që të
zhgënjehej dhe tronditej shumë nga një tradhti. Ndaj edhe do e kishte të vështirë ta
përballonte.

Gjithashtu dhe moderatorja Aulona Musta ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku ka folur hapur për tema të ndryshme.

Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse do e falte tradhtinë, përfshirë dhe ‘One Night Stand’.

Aulona Musta: Do e pranoja. Tradhtia është gjë që mund të ndodhë, varet nga lloji. Nëse bëhet fjalë për një lidhje të gjatë paralele, atëherë ka diçka që nuk shkon tek marrëdhënia dhe është më mirë të ndahesh.

Pyetje: Po One Night Stand?

Aulona Musta: Po. Tradhtinë e shikoj si gjënë më të vogël që është shumë e vështirë. Njeriu nuk është qenie monogome. Në këtë pikë ti mërzitesh me një çantë, me një palë këpucë dhe jo me tjetrin që do kalosh jetën.

Dhe me siguri edhe sikur të pyeteshin 100 vajza të tjera, secila do të kishte një reagim ndryshe.