ÇFARË ËSHTË “BARBIECORE”? Trendi që po e kthen të gjithë botën rozë – AlpeGossip
ÇFARË ËSHTË “BARBIECORE”? Trendi që po e kthen të gjithë botën rozë

ÇFARË ËSHTË “BARBIECORE”? Trendi që po e kthen të gjithë botën rozë

Të jesh një “Barbie” nuk ka qenë kurrë më e lehtë ose më joshëse se tani – roza e ndezur është kudo, për të gjithë, dhe sigurisht, “Barbie” ka një lidhje të ngushtë me të.

Dominimi i ngjyrës së ndezur në tapetin e kuq, në pasarela, në vitrina apo edhe në Instagram po referohet zyrtarisht si “Barbiecore”.

Nëse ka diçka që kemi mësuar nga tendencat e modës gjatë dy viteve të fundit, është se nostalgjia dhe ngjyrat janë rikthyer më të fuqishme se asnjëherë më parë (faleminderit TikTok).

Ngjyrat i keni parë nëpër pasarela, por edhe në profilet sociale të ikonave të njohura të botës së modës. “Barbie” dhe ajo që njihet si “Barbiecore” duket se do të jetë tendenca më e madhe e stilit gjatë këtij sezoni, madje ka arritur të depërtojë që tani në çdo cep të tapetit të kuq.

 

 

Nuancat e nxehta rozë janë shfaqur kudo këtë sezon; të famshmit si Lizzo dhe Anne Hathaway e kanë përqafuar pamjen e guximshme, por edhe shumë marka të mobiljeve po përfshihen në obsesionin e “Barbie” me pjesët e dekorimit të shtëpisë.

Nëse e keni ndier mungesën e rozës së fortë gjatë këtyre viteve dhe e keni të preferuar, është koha që të vishni pink dhe të bëni disa zgjedhje me stil.

Nga pantallonat e gjata dhe të shkurtra, deri te bluzat e mëdha apo fustanet dhe sandalet me platformë, ka shumë mënyra argëtuese dhe unike për të përqafuar trendin viral të modës në TikTok që ju nxitin të guxoni më shumë gjatë sezonit të ngrohtë.