ÇFARË PO NA KURDIS DAFINA ZEQIRI? E veshur nuse në FOTON e fundit, këngëtarja fshin postimet e tjera – AlpeGossip
ÇFARË PO NA KURDIS DAFINA ZEQIRI? E veshur nuse në FOTON e fundit, këngëtarja fshin postimet e tjera

ÇFARË PO NA KURDIS DAFINA ZEQIRI? E veshur nuse në FOTON e fundit, këngëtarja fshin postimet e tjera

Dafina Zeqiri po kurdis diçka të madhe!

Këngëtarja ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram, duke i bërë fansat kuriozë, ndërsa ka lënë vetëm një foto të publikuar ëe fundi.

Ajo shfaqet e veshur me një fustan nusërie dhe një vello të kuqe në kokë, që i mbulon fytyrën. Fotoja nuk është shoqëruar nga ndonjë postim ose shpjegim, por ne mund ta kemi një ide se për çfarë bëhet fjalë.

Dafina po bëhet gati të lancojë albumin e saj më të fundit “Dafinë moj”, dhe e ka treguar prej kohësh se ky album ka një domethënie të veçantë për të dhe familjen, veçanërisht nënën e saj.

Një nga risitë e albumit të autores së hitit “Një herë në jetë” është fakti se pjesë e tij do jetë edhe mamaja e këngëtares, e cila do këndojë pjesën hyrëse të albumit.

Në fakt, Dafina na ka treguar shpesh nëpër intervista se e ëma është e dhënë pas muzikës dhe ka kënduar në rini.

Fansat e këngëtares po e presim me padurim albumin, i cili pritet të jetë tepër i suksesshëm.