“ÇFARË S’DO JEPJA PËR NJË BERBER”/ Alban Skënderaj tregon gjendjen e tij aktuale për shkak të koronavirusit (FOTO) – AlpeGossip
“ÇFARË S’DO JEPJA PËR NJË BERBER”/ Alban Skënderaj tregon gjendjen e tij aktuale për shkak të koronavirusit (FOTO)

“ÇFARË S’DO JEPJA PËR NJË BERBER”/ Alban Skënderaj tregon gjendjen e tij aktuale për shkak të koronavirusit (FOTO)

Pandemia Covid-19 na ka mbyllur të gjithëve në shtëpi dhe ndër vështirësitë e para me të cilat janë hasur kryesisht meshkujt është qethja e flokëve.

Një “hall” të tillë po e vuan edhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili ka ndarë me ndjekësit në Instagram shqetësimin e tij.

Këngëtari tregon se me hir a me pahir, është rikthyer në look-un e tij të vjetër të vitit 2005, kur mbante flokë të gjatë.

Albani shprehet se ç’nuk do të jepte për një berber në këtë periudhë të vështirë dhe nuk i vëmë aspak faj!

Këngëtari ka publikuar foton me look-un e karantinës, krahas së cilës shkruan:

“U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier”- shkruan ai, fjalë të cilat i ndjemë më shumë se kurrë.

Albani po qëndron i izoluar me familjen e tij, Miriamin, Amelinë dhe të voglin Duam, me të cilin po shijojnë të gjithë kohën e mundshme.