Këngëtari Jon Tarifa ka qenë në një lidhje skype nga Holanda për emisionin “Rreze Dielli”, për të folur mbi situatën që ka shkaktuar Koronavirusi atje.
Njerëzit i zbatojnë rregullat, por këtu rregullat nuk janë dhe aq strikt. Lejohet të dalsh duke mbajtur distancë. Të hapura janë vetëm supermarketet e farmacitë, por rrugët kanë lëvizje”, shprehet ai. Tarifa ka shtuar më tej se kjo situatë i ka prishur planet për të jetuar në Bali.
“Unë lëviz gjatë gjithë kohës. Kishim plan të shkonim dhe të jetonim për 1 ose 2 vjet në Bali, është një fazë kur edhe vajza është ende pa shkuar në shkollë, por planet na u prishën, nuk e di se kur do të shkojmë”.
Joni oli edhe për realizimin e këngës së tij të fundit “Hear me out”, e frymëzuar nga Koronavirus.