“CUBI” bën plane të reja / Së shpejti do e shohim ndryshe (FOTO) – AlpeGossip
“CUBI” bën plane të reja / Së shpejti do e shohim ndryshe (FOTO)

“CUBI” bën plane të reja / Së shpejti do e shohim ndryshe (FOTO)

Prej 7 vitesh ajo është një nga aktoret më simpatike të show-t të përjavshëm të humorit “Apartamenti 2XL”.
Po flasim për Esmeralda Metkën ose Cubi siç e njohim të gjithë e cila ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Lart e Poshtë”.

Pak kush e di që ajo përveçse një aktore e talentuar, ka pasion edhe muzikën madje ka kënduar që në moshë të vogël. E duket se dëshira për të kënduar po i rikthehet përsëri.
“Në fakt kam në plan një projekt, do të bëj një këngë me tim vëlla mendojmë ta paraqesim në një konkurs shumë të mirë televiziv, por nuk e zbuloj se ku. Për ju po zbuloj vetëm një gjë, do t’i bie kitarës”, ka thënë Cubi në Lart e Poshtë.

Sipas saj, “aktori duhet të jetë i gjithanshëm, duhet të jetë fin qoftë edhe nga ana fizike, duhet të ketë vesh të mirë muzikor, sepse të pasurit një vesh të mirë muzikor ty të ndihmon edhe për të dëgjuar më së miri partnerin në skenë”