DASHURI SI NË PËRRALLA/ Dedikimet romantike që Besi dhe Xhensila i kanë bërë ndër vite njëri-tjetrit – AlpeGossip
DASHURI SI NË PËRRALLA/ Dedikimet romantike që Besi dhe Xhensila i kanë bërë ndër vite njëri-tjetrit

DASHURI SI NË PËRRALLA/ Dedikimet romantike që Besi dhe Xhensila i kanë bërë ndër vite njëri-tjetrit

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një prej çifteve më të dashur të ‘showbiz’-it shqiptar. Historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë vite më parë, në një kohë kur dyshja ishin ende të vegjël. Pas shumë viteve fejesë, çifti celebruan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni e cila i kaloi të gjitha pritshmëritë. Dasma e 1 shtatorit zuri vend në Pallatin e Brigadave dhe mblodhi me qindra të ftuar nga bota e ‘showbiz-it’. Nga historia e bukur e dashurisë Besi dhe Xhensila kanë sjellë në jetë vogëlushen e tyre të parë, Ajkën të cilën kanë vendosur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.

 Tanimë më të plotësuar së kurrë çifti janë imazhi perfekt i një familje të lumtur. Këtë e dëshmojnë më së miri edhe dedikimet e shumta që bëjnë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nga zgjimet në mëngjes së bashku deri tek shkrimet e gjata të ditëlindjeve, këto janë postimet e dashurisë që dyshja kanë bërë ndër vite për njëri-tjetrin.