Romir Zalla dhe Suela Bako janë dy aktorë të njohur, të cilët u dashuruan para 20 vitesh nga pasioni i madh për teatrin.
E ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” , Suela zbuloi se në adoleshencë pati një periudhë ku nuk i fliste Romirit pasi ia merrte të gjitha rolet.
“Me bashkëshortin jemi njohur që kur ishim fëmijë dhe ishim në rrethin e teatrit bashkë. Atëherë unë isha e vogël dhe gjithë rolet kryesore i merrte Romiri. Një moment të bukur në fëmijërinë time thashë, unë nuk i flas më këtij. Për shumë vite nuk kemi komunikuar më, flas për fazën e adoleshencës. Ishte një shkëputje e gjatë deri në momentin kur unë duhet të konkurroja në Akademi dhe u përgatita me Romirin”, tregoi Suela.
Ndërkohë, ata janë pranë njëri-tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve, Kaltrinës 13 vjeç dhe djali Hermesit 10 vjeç.