“DASMË DO TË KEMI POR ELGITI…”/ Klea Huta po planifikon të veshë fustanin e bardhë (FOTO) – AlpeGossip
“DASMË DO TË KEMI POR ELGITI…”/ Klea Huta po planifikon të veshë fustanin e bardhë (FOTO)

“DASMË DO TË KEMI POR ELGITI…”/ Klea Huta po planifikon të veshë fustanin e bardhë (FOTO)

Klea Huta e ftuar në emisionin radiofonik “Pardon My French”, tregoi se ka në plan të bëjë një dasmë shpejti, pavarësisht se Elgiti nuk i pëlqen ato.

“Dasmë do kemi! Giti nuk e di, nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tjetër tradicional, por unë jam tradicionale në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf fustanin e bardhë e të gjitha me rradhë.

Kur mbeta shtatëzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë pse s’jam unë këtu? Edhe unë thashë, përs a kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmë”, tregoi Klea.