DASMË VIP/ Albani dhe Miriami flasin për martesën e shumëpritur (FOTO) – AlpeGossip
DASMË VIP/ Albani dhe Miriami flasin për martesën e shumëpritur (FOTO)

DASMË VIP/ Albani dhe Miriami flasin për martesën e shumëpritur (FOTO)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar të cilët janë edhe prindër të një vajze që quhet Amelie. Ndonëse janë bashkë prej vitesh, çifti ende nuk ka bërë një dasmë dhe fansat janë gjithmonë kurioz të dinë se nëse një ditë do të bëjnë një ceremoni martesore.

Lidhur me këtë temë, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree”, gazetari Eraldo Rexho e ka ngacmuar Miriamin duke e pyetur se kur do të martohen.

“Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!”, ka treguar Miriami duke zbuluar kështu se  ata kanë filluar të planifikojnë dhe se ndoshta shumë shpejt do të kemi një dasmë.