”DEKADA KAPO”/ Capital T është gati edhe për një 10 vjeçar tjetër të suksesshëm – AlpeGossip
”DEKADA KAPO”/ Capital T është gati edhe për një 10 vjeçar tjetër të suksesshëm

”DEKADA KAPO”/ Capital T është gati edhe për një 10 vjeçar tjetër të suksesshëm

Capital T është një nga emrat e artistëve më të dashur në Shqipëri. Së fundmi këngëtari ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’ disa pamje të këngëve që ai ka sjellë gjatë 10 vjeçarit që lamë pas.

“Dekada Kapo. Disa prej këngëve që i kemi lançuar këtë dekadë, faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtyre projekteve, si dhe të gjithë ata që i kamë pëlqyer dhe i kanë bërë kaq të suksesshme. I gatshëm edhe për një dekadë. Shihemi në 2030”, ka shkruar Capital krah postimit të tij, duke theksuar se ky 10 vjeçar ka qenë mjaft i suksesshëm për të.

Kujtojmë se pak ditë më parë ai shtoi se në datën 20 janar do të sjellë një tjetër projekt surprizë, detajet e të cilit nuk janë zbuluar ende.