DO E KENI ZILI/ Eni Koçi na tregon me një video si i ka raportet me vjehrrën dhe kunatat – AlpeGossip
DO E KENI ZILI/ Eni Koçi na tregon me një video si i ka raportet me vjehrrën dhe kunatat

DO E KENI ZILI/ Eni Koçi na tregon me një video si i ka raportet me vjehrrën dhe kunatat

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Ato kanë vite që e kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe nuk ngurrojnë asnjëherë që të shprehin të gjithë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Ato kanë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe në familjen e tyre të madhe dhe këtë na e dëshmoi Eni në postimin e fundit në InstaStory.

Teksa po shijonte darkën me vjehrrën dhe kunatat, këngëtarja na ka qerasur me një video nga ky moment i këndshëm.

“Ne të treja e kemi vjehrrën aq të mirë sa nuk dalim dot pa të. Mamaja më e mirë në botë”, ka shkruar Eni duke treguar kështu se ato kanë një raport për t’u patur zili.

VIDEO

Kujtojmë se më herët, ajo ka treguar se me Gencin është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se asokohe mendonte se ai ishte shumë mendjemadh e komenti i Gretës për këtë rast ka qenë epik.

“Me Gencin jemi njohur në një turne në Amerikë. Të them të drejtën në fillim më është dukur shumë mendjemadh dhe i thashë Gretës ‘obobo si do e shtyjmë në turne, ky as muhabet s’do na bëj’ dhe përgjigja e Gretës ishte: ‘Eha sa e vret mendjen, sikur do bëjmë krushqi me të’. Përfundimin e dini besoj”, ka treguar Eni.