Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua finalja e edicionit të 21-të i ”Kënga Magjike” i cili këtë vit ndoqi sloganin ”Këndo për të ndërtuar” në shenjë solidariteti ndaj banorëve të dëmtuar prej tërmetit.
Që disa javë para se të shpallej fituesi i festivalit, njerëzit e kishin kuptuar se cilët ishin pretendentet kryesore. Në sondazhe të shumta kemi vënë re se publiku ndodhej midis Fifit dhe Eneda Tarifës, dhe në fakt ashtu ndodhi. Fituese u shpall Eneda Tarifa me 1370 pikë duke lënë kështu në vend të dytë Fifin dhe në vend të tretë Anxhela Peristerin.
Mirëpo edhe pse Eneda fitoi, publiku nuk u duk tepër i kënaqur me këtë rezultat. Gjatë momentit kur Eneda do të merrte kupën, e vetmja gjë që mund të dëgjohej në sallë ishte emri i Fifit. Duke bërtitur e brohoritur, salla e la të kuptohej se nuk ishte e kënaqur me rezultatin që doli përfundimisht.
E gjendur në një situatë të sikletshme, Eneda vendosi ta kalojë duke e thërritur Fifin pranë saj e duke u shprehur se çmimin do të donte ta ndante përgjysëm. /AlpeGossip.al
Minuti 3:34