Të thërrasë dikush Alfred Kaçinarin!
Albana Osmani është gati për audicion dhe këtë na e ka treguar përmes një videoje të publikuar në Instagram!
Moderatorja shfaqet bashkë me Bebe Rexhën teksa të dyja këndojnë “In the name of love”.
Dueti shfaq një tjetër talent të Albanës, e cila është një fanse e madhe e muzikës së Bebe Rexhës.
Kjo është hera e parë që e shohim moderatoren të këndojë dhe na duhet të themi se si e re në këtë eksperiencë, nuk është keq!