DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Rita Ora dhe Jennifer Lopez në një takim sekret në Los Angelos – AlpeGossip
DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Rita Ora dhe Jennifer Lopez në një takim sekret në Los Angelos

DO KETË BASHKËPUNIM MES TYRE? Rita Ora dhe Jennifer Lopez në një takim sekret në Los Angelos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar një takim sekret me Jennifer Lopez në Los Angelos. “The Sun” raporton se yjet kanë diskutuar për “bashkëpunime në muzikë dhe në film”, por detaje të tjera nuk janë bërë ende publike.

“Jennifer dhe Rita u takuan në Soho House në Los Angelos dhe kaluan disa orë duke folur për atë që mund të bënin së bashku. Kishte një ndjenjë të vërtetë vlerësimi të ndërsjellë midis tyre. Trajektorja e karrierës së J.LO është diçka që Rita dëshiron shumë ta imitojë”, shkruan “The Sun”.

Ndërkaq, Rita Ora po punon për xhirimet e videoklipit të saj më të ri “You and Me”, një bashkëpunim me Sigalan që pritet të kthehet në hitin e verës.

Nga pamjet e para të publikuara nga xhirimet, ylli shqiptar me famë botërore është shfaqur me bikini të zeza dhe një kimono rrjetë, duke nxjerrë në pah format e saj perfekte.