DO T’A ADHURONI/ Elhaida Dani bën cover baladën “Plas“ të Flori Mumajesit (VIDEO) – AlpeGossip
DO T’A ADHURONI/ Elhaida Dani bën cover baladën “Plas“ të Flori Mumajesit (VIDEO)

DO T’A ADHURONI/ Elhaida Dani bën cover baladën “Plas“ të Flori Mumajesit (VIDEO)

Fitoi Këngën Magjike, mori lëvdata pamasë si nga kolegët që i dhanë votën e tyre, ashtu dhe nga publiku, i cili e pëlqeu që në fillim, por suksesi i baladës “ Plas“ të Flori Mumajesit nuk ndalet.

Elhaida Dani, një prej zërave më të bukur që ka sot vendi ynë, ka zgjedhur t`i bëjë një cover të mrekullueshëm këngës që ka rrëmbyer kaq shumë vëmendje këto ditë. Interpretimi i Elhaidës është i jashtëzakonshëm, dhe vlerësimet  e marra nga komentuesit janë maksimale!

Flori duhet të ndihet shumë krenar!!!  ‘Plas’  ndërkohë është kthyer sakaq në një hit me mbi 2 milionë klikime në ‘Youtube’.