DOLËN NGA “PËR’PUTHEN” TË LIDHUR/ Ina Kollçaku pas ndarjes nga Geri i jep mesazhin: Akoma e kam… – AlpeGossip
DOLËN NGA “PËR’PUTHEN” TË LIDHUR/ Ina Kollçaku pas ndarjes nga Geri i jep mesazhin: Akoma e kam…

DOLËN NGA “PËR’PUTHEN” TË LIDHUR/ Ina Kollçaku pas ndarjes nga Geri i jep mesazhin: Akoma e kam…

Ina Kollçaku nga “Për’puthen 1” konfirmoi në muajin nëntor se ajo dhe Geri janë ndarë. Ata ishin çifti i parë që u krijuan nga spektakli i dashurisë, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. Bukuroshja bjonde bëri të ditur se shkak i ndarjes së tyre është bërë fakti se kanë pasur qëllime të ndryshme për të ardhmen.

Po ashtu të njëjtën gjë ajo konfirmoi në emisionin “Shiko kush luan” të shtunën që lamë pas. Megjithatë Ina dhe Geri duket se janë ndarë paqësisht dhe kanë mbetur miq të mirë me njëri-tjetrin. Në after party-n e Luana Vjollcës, Ina ju është përgjigjur disa pyetjeve në lidhje me Gerin dhe mashkullin që do të ketë në krahë.

Kur u pyet se çfarë do i thoshte Gerit, ajo u përgjigj: “Do i thosha që akoma e kam shumë xhan”. Megjithëse ajo dhe Geri nuk kanë pasur asnjë problem me ndarjen, Ina është e vendosur që mos t’i kthehet më pas lidhjes me të, sepse dëshiron të ketë një të dashur të ri.

Ndërsa kur u pyet se çfarë duhet të ketë partneri i saj ideal, bukuroshja bjonde tha: “Të jetë besnik, duhet të jetë njeri i mirë patjetër dhe të jetë shumë ambicioz”. Nëse do ishte në vend të ish të dashurit të saj, Ina do i thoshte vetes: “O Zot çfarë kam humbur” dhe kështu i dha dhe një mesazh Gerit.