DUHET TI DINI/ Ca hile të vogla para se të nisni me gatimet e Vitit të Ri! – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ca hile të vogla para se të nisni me gatimet e Vitit të Ri!

DUHET TI DINI/ Ca hile të vogla para se të nisni me gatimet e Vitit të Ri!

Krishtlindja iku, por para kemi natën e Vitit të Ri, e cila përkthehet në një tryezë të mbushur plot me ushqime nga më të ndryshme (veçanërisht për ne shqiptarët)!

Ndonëse gatimi është proces që të jep kënaqësi, vjen me shumë rrëmujë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për pjatat që do të shtrohen natën e Vitit të Ri. Për sa më pak stres dhe thjeshtësi, mësoni disa nga hilet më poshtë:

1.  Për të shmangur një rrëmujë të mundshme, merreni hurdhrën dhe ngroheni për 20 sekonda në mikrovalë. Do të qërohet lehtësisht, sa hap e mbyll sytë.

2.Përdorimi i buzëve të një luge është idealja në qërimin e xhinxherit.

3. Peshku ka tendencën të ngjisë në skarë dhe të thërrmohet. Që ta parandaloni në kohë, vendoseni peshkun mbi disa feta limoni, ku përpos të tjerave do të përfitoni edhe një shije të shkëlqyer.

4. Nëse po bëni një sallatë dhe ju duhen disa domate- qershi të prera në gjysmë, thjesht futini në mesin e dy pjatave dhe bëjini gati pa patur nevojën e një thike.

5.Mbajeni qepën në ngrirje për të parandaluar çlirimin e subatancave që shkaktojnë djegie dhe lotim të syve.

6. Mbështilleni bishtin e bananes me një letër kuzhine për të ndaluar pjekjen e menjëherëshme. Kështu do të mund ta konsumoni edhe në 5-6 ditët në vahdim.