Tuna, Patrisi dhe Tiani kanë nisur përgatitjet për festa dhe duket se më i lumturi nga të gjithë është i vogli Tian. Në këtë atmosferë festash nuk ka më bukur se sa të kalosh kohën me familjen dhe të ndash disa momente të veçanta. Të njëjtën gjë kanë vendosur të bëjnë sot Tuna dhe Patrisi së bashku me Tianin. Duke qenë se të dy vijnë nga bota e artit, çifti i njohur kanë vendosur që edhe vogëlushi i tyre të mësojë diçka. Tuna ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën Patrisi i mëson Tianit melodinë e Krishlindjes në piano.
Vogëlushi duket shumë i fokusuar duke ndjekur me sy gishtat e të atit që i bien pianos dhe nuk ngurron që të provojë edhe vetë.
Me siguri në të ardhmen familjes Berisha do t’i bashkohet edhe një tjetër artist dhe Tiani po i jep shenjat e para.