“E DI QË S’KE ARDHUR PËR MUA”/ Sara dhe Endriku kujtojnë historinë e tyre: Më ke parë dhe s’më ke folur – AlpeGossip
“E DI QË S’KE ARDHUR PËR MUA”/ Sara dhe Endriku kujtojnë historinë e tyre: Më ke parë dhe s’më ke folur

“E DI QË S’KE ARDHUR PËR MUA”/ Sara dhe Endriku kujtojnë historinë e tyre: Më ke parë dhe s’më ke folur

Sara dhe Endriku janë sqaruar sot me njëri-tjerin. Endriku i uroi Sarës lumturi në lidhje me Bardhin teksa kujtuan paksa dhe historinë e tyre të dashurisë.

Sara: Kur ne të dy e kemi ndarë historinë tonë, unë kam qenë shumë e vogël dhe ti ke qenë i papjekur…

Endriku: Kam qenë i vogël, jo i papjekur

Sara: Hmm kam ato rezervat e mia dhe ti e di… por kam ndryshuar shumë dhe nuk jam njeri që mbaj mëri apo inate kështu që mos e ki fare siklet

Endriku: Ne kemi rastisur dhe në programe të tjera, më ke kaluar afër dhe s’më ke folur

Sara: Vërtet?! Kam menduar që do bësh diçka të sikletshme por nuk e ke bërë këtu dhe e vlerësoj. E di që ke rrugëtimin tënd dhe e di që nuk ke ardhur për mua.

Endriku: E di që edhe ti ke rrugëtimin tënd dhe nuk pres të kesh ndonjë gjë kundër meje.