”E fejuan me zor” me një pasanik, por ja cfarë thotë sot Anjeza Branka: Zgjohesh dhe shikon që… – AlpeGossip
”E fejuan me zor” me një pasanik, por ja cfarë thotë sot Anjeza Branka: Zgjohesh dhe shikon që…

”E fejuan me zor” me një pasanik, por ja cfarë thotë sot Anjeza Branka: Zgjohesh dhe shikon që…

Këngëtarja shqiptare Anjeza Branka, u përfol së fundmi për një lidhje të mundshme me një biznesmen shqiptar që jeton jashtë vendit. Pas publikimit të disa fotove që ishin kujtime të pushimeve të saj me djalin në fjalë, fansat menjëherë kanë reaguar, duke i quajtur kështu çiftin e ri të rradhës.

Këngëtarja e hitit “Me ngadalë”, sot është zgjuar dhe ka parë reagimet e shumë njerëzve që e kanë uruar për fejesë. Nuk ka vonuar dhe reagimi i saj ne Instagram.

“Zgjohesh nga gjumi i drekës dhe shikon në telefon plot urime. Je fejuar? Po mua pse nuk me ke ftuar? Etj. Njerëz të mirë, më lini ju lutem në rehatinë time, as nuk jam fejuar, as nuk jam martuar. Ndihem mirë dhe jam e lumtur me jetën time. Flm për mirëkuptimin. Ju do fort Anjeza. Ps, dhe ju që ofendoni e shani me fjalor magjik ju uroj suksese në jetë. Paqe, gëzuar!” – shkruan ajo.

 

Kështu, kengëtarja ka mohuar aludimet për një fejesë të mundshme, siç u përfol këto ditë.