“E GËZOFSHIM ME SHËNDET…”/ 2TON blen shtëpinë luksoze dhe bëhet fqinj me Mozzik (FOTO) – AlpeGossip
“E GËZOFSHIM ME SHËNDET…”/ 2TON blen shtëpinë luksoze dhe bëhet fqinj me Mozzik (FOTO)

“E GËZOFSHIM ME SHËNDET…”/ 2TON blen shtëpinë luksoze dhe bëhet fqinj me Mozzik (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, së fundmi ka blerë një shtëpi të re në qytetin e tij, Ferizaj.

Këtë lajm, ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie që ka postuar në InstaStory.  Vihet re se në këtë foto, reperi po nënshkron kontratën me përfaqësuesit ligjorë të lagjes.

“Nga sot zyrtarisht banor i lagjes më të bukur”, ka shkruar reperi.

Siç duket fqinj do t’i bëhet këngëtari i njohur 2TON, pasi edhe ai ka blerë një shtëpi atje. Artisti e konfirmoi këtë lajm përmes një fotoje të publikuar në InstaStory.

“Sot mora vendimin më të mirë për vete dhe familjen time. Nga sot u bëmë banorë të lagjes “Panorama Residence”, me shtëpi në zemër të natyrës. E gëzofshim me shëndet e të mira”, shkruan kënëgtari bashkangjitur me foton ku duket se është me përfaqësuesit ligjorë të lagjes.

Kujtojmë se pak muaj më parë artisti u përfol se ka nisur një romancë të re dhe shkak u bë publikimi i një fotografi ku shihej një bukuroshe zeshkane.

Mirëpo, më pas u zbulua se ajo nuk ishte e dashura e tij, por protagonistja e videoklipit të ri.

Gjithsesi, 2 Ton nuk është beqar. Ai ndodhet në një lidhje dashurie serioze, megjithatë ka vendosur ta mbajë atë larg syrit të publikut, sikurse ka raportuar para disa kohësh “Prive”.

Nuk dihet ende asnjë detaj rreth lidhjes së tyre, por ne shpresojmë t’i shohim sa më parë së bashku.