“E KAM SHUMË TË VËSHTIRË…”/ Lori Hoxha na tregon se si e koncepton dashurinë: Nëse je me mua… – AlpeGossip
“E KAM SHUMË TË VËSHTIRË…”/ Lori Hoxha na tregon se si e koncepton dashurinë: Nëse je me mua…

“E KAM SHUMË TË VËSHTIRË…”/ Lori Hoxha na tregon se si e koncepton dashurinë: Nëse je me mua…

Disa ditë më parë Lori Hoxha ishte ftuar në programin ‘Dilema Sociale’, në Top Albania Radio, ku ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj.

Gjatë diskutimit për angazhimet e saj personale, përveçse bashkëpunimit të fundit me markën e veshjeve Cohl’s, Lorit iu desh të prekte edhe temën e humbjes së babait. E pyetur nëse ka humbur një marrëdhënie që nuk mund ta gjej në asnjë vend tjetër, Lori shprehet se për njerëzit e saj të dashur lë zemrën mbi tavolinë dhe humbjet janë një mësim për jetën.

“Unë mendoj që dhe humbjet që janë kalimtare nuk të dëmtojnë, nuk janë të rikuperueshme, por ajo që të mësojnë është e paçmuara, unë mendoj që çdo gjë që ndodh në jetë të mëson diçka tjetër ose të mëson si të jesh më e mirë në marrëdhënien tjetër që do të ndërtosh me njerëzit. Unë e kam shumë të vështirë në marrëdhënie me shoqërinë ose në marrëdhënie romantike unë jap gjithë zemrën time… e lë mbi tavolinë… domethënë nëse je me mua je “all in” unë jam “all in” për këdo dhe kur e humb këtë për mua është e vështirë shumë.”

Pra në këtë mënyrë Lori tregon se ajo është shumë e dhënë pas njerëzve të saj të dashur, qoftë familjen, shoqërinë, por edhe për marrëdhëniet romantike. Ajo është e gatshme të ‘dorëzojë’ zemrën tek ata që e duan.