E KARANTINUAR NË AMERIKË/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Kejvina Kthellës (FOTOT) – AlpeGossip
E KARANTINUAR NË AMERIKË/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Kejvina Kthellës (FOTOT)

E KARANTINUAR NË AMERIKË/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Kejvina Kthellës (FOTOT)

Modelja e njohur shqiptare Kejvina Kthella, ditët e karantinës është duke i kaluar në Amerikë.

Nga përtej oqeanit ajo na ka lënë me gojën hapur me fotot që ka publikuar dhe të gjithë menduam se arsyeja e vizitës së saj në Amerikë ishte modelingu.

Por, me sa duket modelja paska plane të tjera për të ardhmen e saj dhe nëpërmjet një videolive me doktor Skerdi Faria, ajo zbuloi për herë të parë arsyen që e çoi aty.

Kejvina tregoi se tashmë ka plane të tjera për jetën e saj dhe ato nuk lidhen me modelingun, por me një fushë tjetër.

Në Amrikë, modelja ka shkuar për të bërë një kurs intensiv aktrimi dhe me sa duket së shpejti do e shohim si aktore të mirfilltë.

“Këtu erdha se do bëj një shkollë aktrimi dhe ngela. Zgjat 8 javë dhe është çdo ditë intensive”, tha Kejvina.

Përsa i përket qëndrimit në karantinë, Kejvina tregoi se është mërzitur dhe në disa javë ka shtuar peshë.

Ajo tha se ka shtuar 4-5 kile dhe nuk ka faj, të gjithë kemi të njëjtin problem!