Marrëdhënia e Donald Veshajt dhe Bora Zemanit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut, por duket se me hyrjen e aktorit të humorit në shtëpinë e “Big Brother Vip”, dyshja janë bërë më të komentuar në median rozë.
Duke qenë se ata kishin një lidhje 2 vite e gjysmë, të cilës i dhanë fund para pak muajsh pa dhënë detaje, të gjithë janë sy e veshë për të mësuar se çfarë fshihet pas vendimit drastik të ish-çiftit.
Ndërkohë qëkur nisi “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.
Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.
Semi ka bërë të ditur herë pas here se aktorin e humorit e sheh vetëm si shok, duke hedhur poshtë gjithë dyshimet. Mirëpo zërat nuk kanë ndërmend që të ndalen dhe një reagim për këtë ka dhe vetë Bora.
Përmes një postimi të gjatë në InstaStory ajo ka thënë se dyshja kanë një raport shoqëror mes tyre dhe ata i shikon vetëm si mbështetje mes njëri-tjetrit.
Duket se Bora nuk do ta lërë me kaq pasi do të hyjë sonte në shtëpinë e “BBV”. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e “Top Channel” në Instagram, ku thuhet se sonte do të ketë një hyrje të papritur, pikërisht atë të moderatores.
Të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë do të ndodhë duke patur parasysh gjithë situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe.
“Në shtëpinë e “Big Brother Vip” loja bëhet gjithmonë e më e ashpër dhe një ndër të nominuarit do të lërë shtëpinë. Kush mes Palomës, Kledit, Semit, Ardit dhe Kledit do të largohet? Sonte një hyrje e papritur Bora Zemani, çfarë do të ndodhi?”, thuhet në promon e spektaklit të ditës së sotme në “Big Brother Vip”.