RAPORTI ME GRANITIN/ Arditi ngacmon Fifin: Duhet të lëndohesh që të bësh këngë? – AlpeGossip
RAPORTI ME GRANITIN/ Arditi ngacmon Fifin: Duhet të lëndohesh që të bësh këngë?

RAPORTI ME GRANITIN/ Arditi ngacmon Fifin: Duhet të lëndohesh që të bësh këngë?

Marrëdhënia e Granitit dhe Fifit ka marrë vëmendjen jo vetëm të audiencës së gjerë, por edhe vetë protagonistëve të spektaklit.

I fundit që ka trazuar ujërat me një pyetje ndaj Fifit ka qenë Arditi.
“Duhet të të lëndojë Graniti që t’i bësh këngë?”, i është drejtuar ai.
“Jo”, i është përgjigjur ajo, pa dhënë asnjë koment tjetër.
Orët e fundit banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” i janë drejtuar të gjithë Granitit për ta puthur Fifin, megjithatë ai ka zgjedhur t’i hedhë hapat e ngadaltë dhe të sigurt me të.
Në një bisedë gjatë orëve të vona të natës ai iu drejtua duke i thënë: “Vdiqa të të puth”, por puthja nuk ndodhi ende.