Rezarta Shkurta rrëfen si e realizoi performancën në “Kënga Magjike”: E pash në ëndërr e më pas… (VIDEO) – AlpeGossip
Rezarta Shkurta rrëfen si e realizoi performancën në “Kënga Magjike”: E pash në ëndërr e më pas… (VIDEO)

Rezarta Shkurta rrëfen si e realizoi performancën në “Kënga Magjike”: E pash në ëndërr e më pas… (VIDEO)

Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se është bërë nostalgjike dhe na ka rrëfyer një detaj që ne nuk e denim më përapara përsa i përket performancës në Kënga Magjike 11 vjet më parë kur ajo ishte vetëm 20 vjeç.

Rezarta ka postuar në Instagram videon e pëformancës dhe ka treguar se ajo e kishte parë në ëndërr atë që kishte realizuar, dhe ishte zgjuar në mëngjes e kishte vizatuar e më pas e kishte bërë realitet në skenë. Këngëtarja nuk ka lënë pa përmendur edhe vështirësit që kanë hasur artistët ato kohë nga vetmenaxhimi e nga mungesa e rrjeteve sociale.

Postimi i plotë i Rezartës:

“20 vjeç , 11 vjet me pare dhe akoma me emocionon kjo performance, te cilen e pash ne enderr! Zgjohem ne oret e para te mengjesit, e vizatoj qe te mos e harroja dhe me pas e bera realitet tek #KengaMagjike 💜
Per te gjithe ata qe se njohin boten e televizionit, per ne ska qene asgje e lehte. Vetmenaxhoheshim ne ato vite te veshtira ku nuk kishte rrjete sociale, suplemente gazetash apo youtube, madje dhe telefonin e kishim vetem per nje zile.. Punoja dhe ne gjume per te realizuar endrren time!
Eh cfare emocioni ti shohesh sot, dhe te kujtosh dhe prapaskenat, me duket sikur i rikthehem faqeve te nje ditari!”