Daljet e saj në publik, nuk janë aq të shpeshta, ndaj sa herë që shfaqet Angelina Jolie duket se është një event më vete. Aktorja e njohur hollivudiane ishte dje pjesë e tapetit të kuq të premierës së filmit “Dumbo” në Teatrin El Capitan, në Los Angeles.
Ajo shoqërohej nga katër prej gjashtë fëmijëve të saj, ndërsa dukej e mrekullueshme dhe kishte gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë.
Aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë perle, ku e hapura e pasme na lejonte të shikonim disa nga 20 tatuazhet e saj.
Angelina kishte zgjedhur një pamje sa më të thjeshtë me një makijazh sa më pranë natyrales dhe flokët e lëshuar.
Pavarësisht viteve ajo dukej e mahnitshme, ndërsa fëmijët e saj, Vivienne, Knox, Shiloh dhe Zahara, gjithashtu tërhoqën vëmendjen.
Angelina dhe Brad janë gjithashtu prindër edhe të Maddox, 17 vjeç dhe Pax, 15 vjeç.
Ndërsa aktorja nuk luan në filmin “Dumbo”, do ta shikoni atë në “Maleficent: Mistress of Evil”, që do të prezantohet vitin e ardhshëm.