E THA TROÇ/ Hygerta Sako zbuloi emrin e prezantueses shqiptare që si pëlqen (FOTO) – AlpeGossip
E THA TROÇ/ Hygerta Sako zbuloi emrin e prezantueses shqiptare që si pëlqen (FOTO)

E THA TROÇ/ Hygerta Sako zbuloi emrin e prezantueses shqiptare që si pëlqen (FOTO)

Lojërat që zhvillohen nëpër spektakle,hera-herës “i detyrojnë” përsonazhet që të flasin hapur apo të thonë gjëra që në situata të tjera ndoshta do t’i kishin shmangur. Diçka e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë rubrikës “Ndaje ose Pije” tek “Shiko kush luan”.

Hygerta Sako, u pyet se cila është prezantuesja shqiptare që nuk i pëlqen fare dhe për cilën arsye.

Edhe pse paneli mendoi se Hygerta do ta kishte më të thjeshtë të pinte, nuk ndodhi kështu.

“Mund të them dikë që nuk më pëlqen pak, pse fare fare?- u shpreh moderatorja, ndërkohë që mendohej për emrin e prezantueses që i pëlqen më pak.

Silvana Braçe, njëçikë nuk më pëlqen. Më fal Silvana!”- u shpreh Hygerta duke mbuluar fytyrën me duar, si për të treguar se përgjigja e dhënë e vendosi në siklet.

Silvana Braçe ka qenë një ndër prezantueset më të famshme të ekranit të TVSH-së, në vitet ’90-të. Ajo u shkëput nga televizioni në vitin 2004 dhe ndoshta Hygerta zgjodhi emrin e saj me qëllim shmangien e emrave të moderatoreve të reja, që janë ende pjesë e ekranit.