“EDHE 100-VJEÇ HERO”/ Në ditën e lindjes së të atit Romeo Veshaj poston FOTON nga fëmijëria – AlpeGossip
“EDHE 100-VJEÇ HERO”/ Në ditën e lindjes së të atit Romeo Veshaj poston FOTON nga fëmijëria

“EDHE 100-VJEÇ HERO”/ Në ditën e lindjes së të atit Romeo Veshaj poston FOTON nga fëmijëria

Me rastin e ditëlindjes së babait të tij, aktori i njohur Romeo Veshaj ndau në Instagram një foto të rrallë nga fëmijëria.

Siç të gjithë e dimë, Romeo ka një vëlla binjak, Donaldin, si dhe një tjetër vëlla.

Tre djemtë kanë qenë gjithmonë shokët më të mirë për njëri-tjetrin dhe kanë kaluar bashkë çdo stad të jetës.

Në foton e vjetër të publikuar nga aktori, ata shfaqen në natyrë në një pozë me të atin.

Vëllezërit janë ulur mbi tavanin e makinës dhe tërheqin nga dora babain e tyre.

“Edhe 100 vjec hero ❤️”- shkruan Romeo krahas fotos së rrallë, ku në fakt nuk mund të bëjmë dot dallimin mes vëllezërve.