EDHE SI AKTORE NË “PORTOKALLI”/ Bora Zemani “viziton” shtëpinë e çiftit të lumtur (FOTO) – AlpeGossip
EDHE SI AKTORE NË “PORTOKALLI”/ Bora Zemani “viziton” shtëpinë e çiftit të lumtur (FOTO)

EDHE SI AKTORE NË “PORTOKALLI”/ Bora Zemani “viziton” shtëpinë e çiftit të lumtur (FOTO)

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, Bora Zemani ka zbuluar se këtë mbrëmje do të jetë pjesë e një skeçi humoristik në ‘Portokalli’.

“Sonte per vizite tek shtepia e ciftit te lumtur 😉 #portokalli”, ka shkruar Bora krah fotos ku shfaqet me dy aktorët, Irgen Çela dhe Arjola Demiri.

Me siguri Bora, Irgeni dhe Arjola do të kujdesen që ta bëjnë publikun të qeshë me lot përmes skenave komike që i shoqërojnë gjithmonë në skenën e ‘Portokalli’.

Edhe ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh në postimin e Zemanit e me siguri po e presin me padurim këtë moment.

Kujtojmë se që prej muajit shtator Bora u bë pjesë e televizionit të ‘Top Channel’ si drejtuese e programit të përditshëm ‘Përputhen’, i cili deri më tani ka ngjallur shumë komente në rrjet.