“ELGITI ËSHTË BËRË I FAMSHËM NGA BB VIP”/ Kleha Huta nuk ja përton ndjekësit, ja çfarë i thotë – AlpeGossip
“ELGITI ËSHTË BËRË I FAMSHËM NGA BB VIP”/ Kleha Huta nuk ja përton ndjekësit, ja çfarë i thotë

“ELGITI ËSHTË BËRË I FAMSHËM NGA BB VIP”/ Kleha Huta nuk ja përton ndjekësit, ja çfarë i thotë

Klea Huta ka zhvilluar një intervistë me ndjekësit në “Instagram”, duke ndarë disa detaje për jetën e saj personale.

Një nga pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë lidhur me partnerin e saj Elgit Dodën

“A mendon dhe ti që Elgiti u bë i famshëm nga BBV??”- ka pyetur një ndjekës.

Klea u përgjigj duke thënë se “nuk duhet nënvlerësuar pasioni dhe përkushtimi i tij si dhe vuajtjet që Elgiti ka arritur për të qenë aty ku është sot”.

“Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me rradhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo më të ulen para tv me telekomandë në dorë apo para ekranit të cel duke thënë shpërfillur ‘he me mori dhe ky famë nga BB’

Askush nuk është rastësisht aty ku është. Askush nuk i di netët pa gjum, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet.

Të gjithë shohin big picture.

Ky artist edhe po mos të ishte partneri im, është ARTIST me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka.

Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët.”- është shprehur ajo.