Duket se zërat për largimin e Juli Krisat nga Pasdite në Top Channel janë të vërtetë. Edhe moderatorja që zëvendësoi Jonida Shehun, e cila u largua në mënyrë krejt të beftë nga emisioni, do largohet siç janë larguar gjithë të tjerat që kur ky emision lloi, me Arbana Osmanin, që e la pas një sezoni. Pas saj, gjithë të tjerat. Nga Genta Popa që erdhi nga dhoma e lajmeve provoi programin e pasdites tek Lira Burgija.
Lira punonte si gazetare në këtë program dhe më pas u ul në vendin e moderatores që s`do ta mbante për shumë kohë për ta zënë Ulpiana Lama.
Ulpiana qëndroi për dy sezone për tu larguar më pas dhe për tu zëvendësuar nga Kozeta Turishtën.
Edhe Kozeta pati fatin e kolegeve paraardhëse për t`u larguar pas një sezoni.
Ndërrimet vazhdonin për këtë emision që nuk po gjente rehat derisa erdhi Jonida Shehu. U duk sikur çdo gjë po shkonte mirë e se Jonida mund të vazhdonte gjatë aty, po jo. Ajo iku vjeshtën që e kaluar kur sezoni sapo kishte nisur. Pas saj e fundit deri tani, ishte Juli Krisafi që nuk do jetë më.
Të gjitha do zëvendësonin njëra-tjetrën pa arritur dot asnjëra të identikohej me atë program që në shumë vite pati 7 prezantuese të ndryshme. E radhës, pas largimit të Julit, thuhet se do të drejtohet nga kryeredaktorja e emisionit “Top Show” Bieta Sulo. Gjithësesi kjo mbetet për t’u parë. Largimi i saj pas një sezoni ose edhe në mes të tij, nuk do na çudiste më. E kundërta po!