Ëndërr e bërë realitet/ Kuzhinieri i famshëm shqiptar shumë pranë spektaklit “MasterChef America” – AlpeGossip
Ëndërr e bërë realitet/ Kuzhinieri i famshëm shqiptar shumë pranë spektaklit “MasterChef America”

Ëndërr e bërë realitet/ Kuzhinieri i famshëm shqiptar shumë pranë spektaklit “MasterChef America”

Loni Pustina është kujdesur prej shumë vitesh, që të gjithë shqiptarët e zhvendosur në New York të mos e harrojnë shijen e gatimeve shqiptare.

Ndaj ata i bashkohen mbrëmjeve, në atë që ai e ka cilësuar si “Sofra e Lonit”. Mirëpo dita e sotme, ka qënë një ditë plot gëzim për kuzhinierin shqiptar, pasi ai mori lajmin se mund të jetë pjesë e sfidës së gatimit “MasterChef America”.

“Ëndrra ime është që një ditë të bëhem MasterChef. Vetëm një hap ka mbetur që të bëhem pjesë e spektaklit në ‘Fox Tv’” – shkruan krahas fotos kuzhinieri shqiptar, ku kërkon ndihmën e bashkëkombësve të tij që ta përkrahin.

Pustina ka gjetur mbështetjen jo vetëm nga të gjithë shqiptarët jashtë vendit, por edhe të disa artistëve shqiptarë, siç është edhe Dafina Zeqiri, e cila e ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Gjatë spektaklit, ata do të gjykohet nga juria e kuzhinierëve që përbëhet nga Gordon Ramsay, Aaron Sanchez si dhe Joe Bastianich.