Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë DASMË/ Ja ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar… – AlpeGossip
Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë DASMË/ Ja ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar…

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj planifikojnë DASMË/ Ja ceremonia sekrete VIP që kanë ideuar…

Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ende s’e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, edhe pse shpeshherë kanë qarkulluar lajme të ndryshme për ta, ku është folur edhe për krisje të marrëdhënies së tyre. Megjithatë, edhe fansat e tyre janë në dijeni për një nga historitë e bukura të showbizit, prandaj pyetja e fundit që iu bë Enit në “Instagram” ishte: “Do të kemi një dasmë së shpejti?”. Këngëtarja u përgjigj me vargjet e këngës “Sonte kemi dasmë…”, që është kuptuar si një lajm i dhënë nga ajo, ndërsa po planifikon t’i japë fund beqarisë.

Eni po punon për projektin e saj të radhës që publikohet këtë muaj dhe sipas burimeve pranë çiftit, thuhet se ajo dhe partneri i saj 15 vite më i madh, Genc Prelvukaj, po planifikojnë dasmë VIP. Lidhja e tyre, që u zbulua me fotot e para gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kishte marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta ishte edhe motra e saj më e madhe këngëtare, Greta Koçi. Natyrisht, që çifti është shumë diskret në planet e dasmës, pasi do që gjithçka të jetë surprizë dhe aksush të mos dijë asgjë para se të bëhet realitet.

Eni, e cila u fol se për dashurinë la Anglinë, (ku ndiqte studimet për Dermatologji), duket se tani e ka vendosur të zyrtarizojë dashurinë. Disa ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e saj të 22-të, një datë speciale kur ajo u befasua nga motra e njerëzit e dashur, të cilët trokitën në derën e Enit në mesnatë. Në fotografitë e e ditëlindjes mungonte i dashuri reper, Genc Prelvukaj. ”Urime ditëlindja! Edhe 100!”, ishte dedikimi që ai i bëri më pas në rrjetet sociale, si për të hedhur poshtë lajmet se mes tyre kishte krisje. Historia e çiftit u zbulua para një viti nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe.

Kujtojmë që 22-vjeçarja ishte e para që hodhi një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para. Bashkë me një foto çift me 37-vjeçarin Prelvukaj, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një betim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike.

GENC PRELVUKAJ, HISTORIA E PARË SERIOZE ME ENIN, PAS DIVORCIT

Pasi këngëtari Genc Prelvukaj u fotografua i kapur për dore me vajzën nga Tirana Eni Koçi, mediat i hynë më thellë marrëdhënies së tyre, duke u marrë me moshën e secilit dhe diferencën që kanë mes njëri-tjetrit, por edhe me statuset personale. Sipas përllogaritjeve, reperi Genc Prelvukaj është 15 vite më i madh se Eni Koçi, duke qenë se këngëtarja festoi ditëlindjen e 22-të (05 Korrik 1996), ndërsa Genci feston 37-vjetorin më 16 korrik.

Kujtojmë që Genc Prelvukaj është dhe baba i një djali nga martesa e tij që përfundoi me divorc shumë vite më parë. Që nga ajo kohë, ai nuk është përfolur asnjëherë në media për lidhje serioze me ndonjë vajzë të njohur, pra, lidhja me Enin është e para. Ai ka një profil serioz në tregun e muzikës pasi njihet si këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur, me origjinë shqiptare nga Mali i Zi, por i rritur në Prishtinë. Ai ka mbaruar studimet në Fakultetin Filologjik në degën e Gjuhës Shqipe dhe po ashtu ka mbaruar edhe studimet ne Kolegjin Universitar “Fama” për Shkenca Politike.

Përveç punës si këshilltar politik, në mënyrë aktive është pjesë e industrisë së muzikës, ndërsa njihet si kompozitori i grupit “Etno Engjujt”. Ai është i njohur për bashkëpunimet me këngëtare si: Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son, Tingulli 3nt, Arta Bajrami, Mirsa Kerceli, Dafina Zeqirin, Dafina Rexhepi, Hekuran Krasniqi, Lil Samee, Labi, Zanfina Ismajli, Ramadan Krasniqi, Mc Kresha, Mimoza Mustafa, Lori, Shpat Kasapi, etj.

Ndërsa Eni, vajza shtatlartë, që i takon një brezi tjetër këngëtaresh, ka lindur në Berat dhe lëvron muzikën Pop. Ajo ndiqte studimet e larta për Dermatalogji në Londër dhe paralelisht ka publikuar këngë të ndryshme. Në vitin 2009 fitoi në “Netët e klipit shqiptar” çmimin “Videoklipi më i mirë debutues”, ndërsa në vitin 2010 mori pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Diva”, në bashkëpunim me Capital T.