Enkeleida Zeko: Ç’më thanë prindërit kur morën vesh që do punoja si gazetare sportive – AlpeGossip
Enkeleida Zeko: Ç’më thanë prindërit kur morën vesh që do punoja si gazetare sportive

Enkeleida Zeko: Ç’më thanë prindërit kur morën vesh që do punoja si gazetare sportive

Për gazetaret sportive nuk është edhe aq e lehtë jeta profesionale. Edhe pse ka shumë të tilla, sërish burrat, por edhe gratë e shikojnë si punë që u takon meshkujve. Kështu që as për Enkeleida Zekon nuk është e lehtë, edhe pse ka vite që është gazetare sportive. Paragjykimet nisin madje që në familje. Ajo tregoi ç`i thanë prindërit kur do niste punë për herë të parë.

“Unë isha studente ende dhe babai im donte që të përfundoja njëherë mirë shkollën pastaj të kërkoja punë, siç janë prindërit zakonisht që duan t`i bësh gjërat me radhë. Kurse mamaja më tha: Po çne ti të merresh me sportin ti dhe fiskulturën në shkollë s`e ke pasur qejf”, tha Enkeleida për “Pasdite në Top Channel”. Ndërkohë që ajo ka 20 vjet që bën këtë punë dhe nuk është joshur për t`u larguar as nga
spektaklet dhe festivalet që me raste ka prezantuar.