Është nënë e dy vajzave, Emina Cunmulaj tregon sekretin si riktheu linjat trupore (FOTO) – AlpeGossip
Është nënë e dy vajzave, Emina Cunmulaj tregon sekretin si riktheu linjat trupore  (FOTO)

Është nënë e dy vajzave, Emina Cunmulaj tregon sekretin si riktheu linjat trupore (FOTO)

Vetëm pak javë më parë Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë e një vajze të quajtur Mia. Sigurisht që pas lindjes së dytë asaj ju desh të përballej me disa deformime të trupit dhe për një modele kjo nuk është gjë e paktë. Por ajo e cila na habiti të gjithëve është se Emina vetëm pak javë pas lindjes publikoi foto ku ekspozonte linja perfekte trupore. Pas kësaj të linte të kuptohej se ajo ishte ushtruar në palestër ose kishte mbajtur dietë strikte. Por jo, nuk është asnjëra nga të dyja. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Emina tregon se sekreti i trupit të saj qëndron vetëm në ushqyerjen me gji.

“6 javë pas lindjes së Mia-s. Nuk kam filluar akoma palestrën, i vetmi aktivitet që po bëj është ushqimi me gji dhe është magjik” – shkruan Emina krahas fotos ku shfaqet me bikini.