Eva Murati flet për SHERRIN me Rike Rocin: Nuk e njihja fare atë, thjesht doja që... - AlpeGossip
Eva Murati flet për SHERRIN me Rike Rocin: Nuk e njihja fare atë, thjesht doja që…

Eva Murati flet për SHERRIN me Rike Rocin: Nuk e njihja fare atë, thjesht doja që…

Eva Murati është një prej figurave më të dashura të ekranit. Kohët e fundit është përfshirë në një sherr mediatik me Rike Riçon.

Para pak kohësh Eva postoi një foto të trajnerit gjerman Jurgen Klopp, ku në fokus ishin dy goca Shqiptare tepër sexy dhe sipër këtij postimi një shkrim ironik “Ja pse do i mungoj Shqipëria Botërorit”

Më pas reagoi Rike dhe u duk sikur vajzat u futën në sherr me njëra-tjetrën.

E ftuar në INTv në emisionin Adrenalinë ,ajo u pyet nga gezetarja në lidhje me të vërtetën e këtij sherri?

Eva shprehet se nuk e njihte fare gocën në foto dhe se ajo u mor me kontentin e asaj që ishte postuar dhe nuk kishte asgjë me gocat!

“ Dikush më dërgon një foto të komentit të bërë ,sigurisht nuk ishte faqja zyrtare e trajnerit ,por gjithsesi nuk më pëlqeu fakti që u kishte vënë një vizë të madhe gjithë vlerave ,gjithë mundit që bëjnë djemtë e Kombëtares ,por thjesht I kishte personifikuar vajzat Shqiptare si vajza sexy,dhe vetëm për këtë duhet të jetë Shqipëria në botëror. Nuk e njihja fare vajzën na fjalë”, u shpreh Eva Murati Në Koha për Lojë .