“KUR DO E BËSH NJË FËMIJË?” Iva Tiço: Unë dhe partneri nuk jemi në maksimumin e pjellorisë, po shpresoja që… – AlpeGossip
“KUR DO E BËSH NJË FËMIJË?” Iva Tiço: Unë dhe partneri nuk jemi në maksimumin e pjellorisë, po shpresoja që…

“KUR DO E BËSH NJË FËMIJË?” Iva Tiço: Unë dhe partneri nuk jemi në maksimumin e pjellorisë, po shpresoja që…

“Kur do e bësh një fëmijë?” është një nga pyetjet që po streson më shumë vajzat dhe gratë. Iva Tiço ka folur në “Goca dhe Gra” duke thënë se është përballur shpesh me këtë pyetje ndërsa zbuloi bisedën që ka bërë me partnerin e saj në herët e para që janë takuar.

“Në verë u përballa më shumë me këtë pyetje për kilogramët ekstra dhe për herë të parë nuk po i hiqja dot. Unë me partnerin këtë bisedë, është nga të parat që kemi bërë se e krijova lidhjen jo 20 e ca vjeç, ne jemi moshatarë dhe nuk jemi në maksimumin e pjellorisë.

Po shpresoja që të kishte fëmijë dhe më tha që dua të rri me ty prej teje, bëjmë apo jo fëmijë, unë dua të rri me ty. E vetmja gjë që mund të jetë me familjen e tij por fjalia e dytë që kam mësuar gjermanisht është “unë nuk jam shtatzënë”. Jam njeri shumë familjar dhe aq sa dukem natyrë që dua të shijoj udhëtimet, më pëlqen edhe shtëpia. Kurdo që të vijë, do e mirëpres edhe nëse duhet të heq dorë nga ekrani”, tha Tiço.