Një moment i transmetuar në “Big Brother VIP Albania” ka nxitur reagime jashtë shtëpisë. Pas incidentit kur arushi prej pelushi i quajtur “Boli” përfundoi në pishinë, Mateo u shfaq duke u kujdesur për të. Videoja u publikua në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, që administrohet nga familjarët.
Në seksionin e komenteve reagoi edhe faqja e Brikenës, e menaxhuar nga të afërmit e saj. Fillimisht ata lanë disa emoji me zemra dhe emocione. Më pas ndërhyri motra e Mateos, Kejsi Borri, e cila iu drejtua arushit me një koment me tone humori, duke e trajtuar si pjesë të familjes.
Nga ana tjetër, llogaria e Brikenës iu përgjigj menjëherë duke e quajtur “hallë” për arushin. Replikat vijuan edhe nga llogaria e Mateos, ku familjarët premtuan se do të sigurojnë “drejtësi” për lodrën.
Ndërkohë, marrëdhënia mes dy banorëve brenda shtëpisë mbetet e paqartë, por komunikimi mes familjarëve në rrjet ka tërhequr vëmendje.















