FANSAT PO KOMENTONIN PËR VDEKJEN E SAJ/ Era Istrefi më në fund “bëhet e gjallë” – AlpeGossip
FANSAT PO KOMENTONIN PËR VDEKJEN E SAJ/ Era Istrefi më në fund “bëhet e gjallë”

FANSAT PO KOMENTONIN PËR VDEKJEN E SAJ/ Era Istrefi më në fund “bëhet e gjallë”

Pak ditë më parë Inastagram-i i Era Istrefit u mbush me komente të shumta nga fansat e saj të shqetësuar.

Pasi këngëtarja kishte 3 muaj pa postuar në Instagram, ata nisën të kërkonin me ngulm rikthimin e saj dhe i luteshin për të bërë qoftë edhe një postim.

Të shumtë ishin ata që komentonin edhe fjalë të tipit: “RIP Era Istrefi”, megjithatë këngëtarja nuk ka reaguar ende.

Por, një postim i bërë nga Nora Istrefi e ka rikthyer këngëtaren në rrjetet sociale.

Motra e saj, ka publikuar një video të shkurtër ku tregon se ndodhet me Erën në një lokal duke shijuar një gotë.

Kujtojmë se Era në fillim të muajit shkurt njoftoi se po punon për një projekt të ri muzikor, por që ende nuk e ka publikuar dhe fansat janë në pritje.

Projektin e fundit muzikor, Era e ka publikuar 6 muaj më parë dhe ai mban titullin “Sayonara”.