“FERO DO MË VRASË”/ Arbenita Ismajli ndryshoi “look” dhe nisi të ndihet në faj! (VIDEO) – AlpeGossip
“FERO DO MË VRASË”/ Arbenita Ismajli ndryshoi “look” dhe nisi të ndihet në faj! (VIDEO)

“FERO DO MË VRASË”/ Arbenita Ismajli ndryshoi “look” dhe nisi të ndihet në faj! (VIDEO)

Si shumica e vajzave të showbiz-it shqiptar, edhe modelja Arbenita Ismajli u tundua të ndryshojë look-un e saj këtë verë.

Ajo nuk luajti me ngjyrat duke vazhduar t’i qëndrojë besnike ngjyrës origjinale.

Mirëpo, Arbenita shkurtoi goxha gjatësinë e flokëve dhe duket se u pendua menjëherë.

Teksa ka ndarë në InstaStory video gjatë ndryshimit, modelja tregon se partneri i saj Fero s’ka për të qenë aspak dakord me këtë ndryshim.

Duket se reperi e pëlqen Arbenitën me flokë të gjatë, ndaj ajo shkruan krahas videos:

“Burri do të më vrasë!”, siç e quan ajo Feron.

Epo, tepër vonë! Flokët u shkurtuan dhe modelja ka tashmë një pamje të re verore.

Po ju me cilin look e pëlqeni më shumë Arbenitën?