Sot është një ditë e veçantë për familjen e Sara Hoxhës. Djali i saj, London, feston 5 vjetorin e lindjes dhe ajo e ka uruar publikisht.
Si rrallëherë, Sara ka publikuar në rrjete sociale dy foto të djemve, London dhe Roman. Ajo ka shkruar se i detyrohet për gjithçka të birit, i cili me lindjen e tij i ka shëruar zemrën.
“Gëzuar ditëlindjen Londonush!
Ty mami të detyrohet gjithçka.
5 vite më parë ti solle dritë në jetën time dhe fillove të më shëroje zemren çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Sara.