FLOKË TË SHËNDETSHËM E QË RRITEN SHPEJT/ Ja kur duhet t’i presim – AlpeGossip
FLOKË TË SHËNDETSHËM E QË RRITEN SHPEJT/ Ja kur duhet t’i presim

FLOKË TË SHËNDETSHËM E QË RRITEN SHPEJT/ Ja kur duhet t’i presim

Hëna ka shumë ndikim në rritjen dhe bukurinë e flokëve, prandaj para se të shkosh tek parukierja shiko qiellin…

Flokët duhet të priten kur hëna është në rritje, sidomos në datat 12 deri në 18. Duhet hequr dorë nga takimi me parukierin kur hëna është mes tokës dhe diellit dhe është në fazë hëne të re, sepse flokët janë më të brishtë dhe mund të copëtohen lehtësisht.

Të presësh flokët me hënë të plotë, i bën më të shndritshëm e më të fortë përveçse rriten më shpejt. Përderisa hëna ka ndikim tek detet, atëherë ka edhe tek njeriu, që është i ndërtuar më shumë prej ujit, apo jo?

Sipas kalendarit klasik hënor, faza më e mirë për të prerë flokët korrespondon me periudhën e hënës së plotë, veçanërisht kur gjendet tek Afërdita. Kush dëshiron flokë të fortë e të shëndetshëm është më mirë të presë sa të shkojë tek Luani. Dhe nuk mbaron këtu, sepse kur hëna është në zmadhim, edhe ngjyra e flokëve merr më mirë. Kujdes edhe në këtë proces.

Gjatë fazës së rritjes së hënës përqendrohen të gjithë energjitë dhe rezultatet janë më konkrete. Gjatë fazës së zvogëlimit theksohen efektet e pastrimit të trupit dhe riciklimit të lëngjeve. Nuk është momenti më i mirë për të prerë flokët, por është më i miri për të filluar një dietë dobësuese ose detox sepse organizmi tenton të grumbullojë sasi më të vogël yndyre.