FLORI MUMAJESI PO BËHET BABA/ Ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij (FOTO) - AlpeGossip
FLORI MUMAJESI PO BËHET BABA/ Ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij (FOTO)

FLORI MUMAJESI PO BËHET BABA/ Ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij (FOTO)

Flori po bëhet baba për herë të parë.
Flori Mumajesit po i ndodh e njëjta gjë si reperit Drake!

Emisioni ‘SevenBizz’ ka zbuluar nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur.

Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht po publikon fotografi me barkun e fryrë.

E burimet për ‘SevenBizz’ kanë thënë se fëmija që ajo po pret është pikërisht i Flori Mumajesit, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë edhe artisti i njohur me emrin Loco, me anë të një postimi ka uruar Albyn, duke shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat po a s’pate mashkull ma t’mire me gjet veç Flori Mumajesi me ta fry barkun a”.

Madje, në rrjetin social Instagram, të dytë po e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes po ndjek.

Ndërsa e njëjta gjë nuk po ndodh mes Florit dhe Libertës, me të cilën ai ishte deri vonë në një lidhje.