Gjashtë trendet e makeup-it në sezonin e pranverës. Ja si do të grimohen të gjitha vajzat – AlpeGossip
Gjashtë trendet e makeup-it në sezonin e pranverës. Ja si do të grimohen të gjitha vajzat

Gjashtë trendet e makeup-it në sezonin e pranverës. Ja si do të grimohen të gjitha vajzat

Më pak se dy javë na ndajnë nga pranvera, ndaj nuk do të ishim shumë herët nëse do të flisnim për trended që do të mirëpresim këtë stinë!

Veshjet e trasha do u lënë vendin atyre të lehta, ngjyrat e ndezura do zëvendësojnë ato të zymta dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme rutina e kujdesit të lëkurës dhe make up-i do të ndryshojë

Këtë sezon ngjyrat protagonist do të jenë ato të lehta dhe të gjitha vajzat duhet të mësojnë të lyhen si në fotot e mëposhtme pasi këto do të jenë trendet e makeup-it

  • Pluhurat e syve do të jenë në nuancat e lejlasë (ngjyrës së vitit 2018) Sigurisht do të provonit hijet e jargavanit (lilac) sepse ultravioleta kërkon mjeshtëri për t’u aplikuar në kapakun e syrit.
  • Highlighteri (ndriçuesi ) i mollëzave do të jetë në hijet e trëndafilit ! Largohuni nga ngjyrat e tokës e përqafoni nuancat e rozës që përcjellin vitalitet.
  • Ndryshe nga pluhurat e syve dhe highlighteri buzëkuqi do të jetë në ngjyrë të fortë !
  • Pluhuri metalik blu do të jetë gjithashtu shumë i përdorur nga makeup artistët më të famshëm!
  • Siç e thamë dhe më lartë, sa më e gjallë fytyra juaj aq më bukur do të ngjani!
  • Aplikoni penelin si sytë e maces dhe nuk do të keni më nevojë për asnjë produkt tjetër!