“GJITHMONË BËHEM NJË TEMË”/ Loredana shpërthen keq ndaj mediave në këngën e re, ka një mesazh edhe për Mozzik (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“GJITHMONË BËHEM NJË TEMË”/ Loredana shpërthen keq ndaj mediave në këngën e re, ka një mesazh edhe për Mozzik (FOTO+VIDEO)

“GJITHMONË BËHEM NJË TEMË”/ Loredana shpërthen keq ndaj mediave në këngën e re, ka një mesazh edhe për Mozzik (FOTO+VIDEO)

Loredana ka publikuar këngën e saj më të re “Angst”, përmes të cilës ka shpërthyer ndaj mediave që e kanë përfshirë në skandale dhe gjithashtu ka përmendur ish-bashkëshortin Mozzikun.

Në pjesën e parë të tekstit Loredana i drejtohet gazetave duke thënë se këto skandale i japin më shumë famë.

“Gjithmonë bëhem një temë. Një skandal çdo ditë, por më përshtatet mua…Ik q*** gazeta Bild, ik q*** gazeta Blick, dhe 20 minuten gjithashtu. Foton time e mbani në faqe të parë, por gjithçka është ok për sa kohë ju rriten shikimet. Dhe për të gjithë YouTubers dhe gazetat: Pa mua, ju nuk do të kishit fituar aq para vitin e kaluar! Por nuk ka problem, unë kam tortën dhe ju jeni të mirëpritur të keni thërrime”, shprehet Loredana.

Ndërsa në pjesën e dytë përmend edhe Mozzikun.

“Ju të gjithë mund të vazhdoni të flisni. Ju e bëni jetën time skandal sepse nuk jeni askush. Ata thonë se unë e përdor Hanën vetëm si armë. Dhe bëjnë njëmijë pyetje se ku jam dhe çfarë bëj. Si gjithmonë unë nuk urrej askënd. Kam Zotin në anën time, kundër të gjithëve. Dhe Mozzik, ti je babai i vajzës time, kështu që lëri komentet e tua, relaksohu. Unë kurrë nuk do ta tërhiqja babain e fëmijës sim në një pisllëk, sepse njoh respektin”, këndon Loredana.