Ilir Shaqiri ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ku mes të tjerash foli për debatin me Monika Lubonja. Iliri tha se nuk e ka parë kurrë Monikën si finaliste, por gjithsesi u përpoq ta tërhiqte drejt finales.
“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, tha ai.
Balerini komentoi dhe deklaratën e Monikës pak ditë më parë. Ajo tha se ka qenë lezeti i Ilirit në “Big Brother VIP”. Ndërkohë Iliri u shpreh se aktorja nuk është akoma në shinat e arsyetimit.
“Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit, nuk ke çfarë t’i komentosh”, tha ai.







![Oriola Marashi përvëluese, ”shkrin” borën me dekoltenë e saj që zbulon gjoksin bombastik! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/oriiimarashicovefotot-400x293.jpg)





