HATËRMBETJE, XHELOZI DHE SQARIM/ Çfarë ndodhi me miqësinë e grupit “LEK”? Fansat kryqëzojnë Kiarën, po Efin? – AlpeGossip
HATËRMBETJE, XHELOZI DHE SQARIM/ Çfarë ndodhi me miqësinë e grupit “LEK”? Fansat kryqëzojnë Kiarën, po Efin?

HATËRMBETJE, XHELOZI DHE SQARIM/ Çfarë ndodhi me miqësinë e grupit “LEK”? Fansat kryqëzojnë Kiarën, po Efin?

Mbrëmjen e së shtunës u rifutën në “Big Brother VIP” 4 ish konkurentë më të votuat nga publiku, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi. Ky vendim i marrë nga lroduksioni ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Me rifutjen e tyre, rinisën edhe debate të së kaluarës dhe krisje miqësish.

Pas debateve të shumta miqësia Efi-Luiz-Kiara tashmë është krisur.

Por çfarë ndodhi saktësisht?

Me rifutjen e Efit dhe Kiarës, Luizi ishte konfuz nëse duhet ta mbante afër Efi , pas reagimit që bëri ajo në rrjetet sociale duke mbrojtur Luizin duke kritikuar Kiarën.

Kjo kritikë e saj u shfaq në një nga avantazhet nga jashtëqë fitoi Kiara si lidere shtëpie.

Një debat me tone të larta ka ndodhur mes Kiarës dhe Efit, gjatë “primet” i cili vazhdoi edhe pas mbarimit të tij.

Kiara: Ke qënë me mua shoqe. Prej meje je afruar me Luizin.

Efi: Vërtetë e ke?

Kiara:Po.

Efi: Seriozisht?Tani po e marr vesh unë këtë. Unë jam afruar me Luizin që prej gënjeshtrës që bëri. Në momentin që më thua e pashë situatën dhe nuk ka asgjë , i bië që këtu ka gënjeshtër. Ti përballë meje po gënjen sy më sy. Shumë e shëmtuar kjo që po thua.

Kiara: Shumë e shëmtuar kjo që po bën tipër vëmendje. Ti kë folur pë mua jashtë, ndërkohë që unë thoja dua të pi kafe me Efin.

Efi: Unë e kuptoj Luizin, nuk kuptoj Kiarën. E kam pyetur je dakord me situatën e ndodhur, më tha dakord.

Kiara : Prisja një telefonatë nga Efi. Nuk i hedh poshtë kollaj njerëzit, por ti më ke vrarë. Njerëzit që më duan më vrasin më shumë. Nuk ke hedhur nj foto me mua.

Efi: Pavarësisht sa shoqe e kam Kiarën, mendimin do e jap.

Këto ishin fjalët që nisën mes njëra tjetrës duke çuar në prishjen e miqësisë.

Kiara i tha Efit se ajo po përpiqet të bëhet faktor me çiftin dhe se do të përfitojë nga kjo situatë, por në këtë mënyrë nuk ka për t’ia dalë.

Efi nga ana tjetër i tha  se sjellja e saj është shumë e shëmtuar dhe se ajo nuk ka gojë të flasë me të.

Moderatorja u shpreh  se është e turpshme që ajo e hap diskutimin që ata kanë jashtë, brenda në shtëpi, vetëm ofendon dhe se kjo është pika e saj më e fortë.

Efi tha se Kiara ka frikë dhe nuk e përball dot atë e vetme, pasi nuk e ka fuqinë për të bërë. Ajo shtoi se Kiara mashtron sy më sy.

Ky debat mes tyre ka bërë që dhe Luizi të mbajë anën e Kiarës duke dashur që Efi të largohet eshe nga shtëpia sa më parë.

Çfarë ndodhi me ndjekësit e “BB VIP2”, kujt i japin të drejtë ata Efit apo Kiarës?

Nga komentet e shumta në rrjetet sociale të dy vajzave, shumica e ndjekësve janë përkrahës të Efit.

Në një foto të postuar së fundmi në Instagramin e Kiarës ata e kanë quajtut manipuluese, xheloze dhe shkaktarja e prishjes së miqësisë mes Efit dhe Luizit.

Alpegossip. al ju sjell me foto komentet nga ndjekësit kundra Kiarës në profilin e saj. gjithashtu Kiara pas debatit me Efin ka humbur më shumë se 21 mijë ndjekës.

Po në profilin e Efit çfarë po ndodh?

Por ditën e sotme ka pasur një sqarin mes Kiarës dhe Efit dhe më pas Luizit.

Ka qenë Kiara ajo e cila e përulur i ka kërkuar Efit ta lënë këtë bisedë të sjellë nga jashtë për ta diskutuar po jashtë, ndërkohë që të vazhdojnë lojën.

Pas përqafimit dhe pendesës së Kiarës, radhën e ka patur Luizi.

Ai është shprehur se është i lodhur nga rrugëtimi i tij dhe në këtë mes pret mirëkuptimin e Efit.

Nga ana tjetër ai ka kërkuar që të mos e hapin më vajzat këtë bisedë duke theksuar se ndodhet mes dy zjarreve.

Alpegossi.alp